SHBA- Djali i kandidatit demokrat Joe Binden, Hunter Biden është vendosur sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Së fundimi faqe kineze, The Gateway Pundit ka lajmëruar për publikimin e një videokasetë të re në të cilën shfaqet Hunter në gjendje të dehur me një prostitutë, transmeton Kosova Post.
Faqja “Libero” ka publikuar gjithashtu disa pamje mesazhesh dhe kopje të postave elektronike që i atribuohen Hunter, ku thuhet se një person e ka akuzuar atë për sjellje të pahijshme me vajzën e tij të mitur. Dhe kjo, faqja ende pretendon bazuar në këto pamje se kandidati demokrat për Shtetet e Bashkura dhe nëna Jill ishin të vetëdijshëm për këto akuza dhe do të ndihmonin Hunter të shmangte pasojat.
Gjithashtu, The Gateway Pundit ka shkuar më tej në sulm dhe ka postuar më shumë fotografi të dyshuarit Hunter Biden në shoqërinë e disa vajzave ruse dhe disa miqve, në një parti seksi që daton nga viti 2018 dhe e mbajtur në një rezidencë luksoze në Hollywood.
“Hunter kaloi disa kohë në 2018 me disa rusë në një pronë në Hollywood, duke u përfshirë në aktivitete seksuale perverse. Këto veprime u regjistruan dhe u fotografuan,”- shkruan The Gateway Pundit (k.a/dosja.al)