Policia e Republikës së Kosovës, sot ka marrë një informatë se një i dyshuar posedon substancë narkotike, me ç’rast ka dalur në vendin e ngjarjes, raporton KosovaPost.
Pas nisjes së hetimeve jo edhe të gjata, Policia ka arritur ta kap të dyshuarin, teksa i ka sekuestruar 19 kg substancë narkotike marihuanë.
Policia e konfirmon se bëhet fjalë
për 39-vjeçarin A.Q, të njëjtit nga Policia i është kontrolluar edhe shtëpia e tij.
I dyshari pas arrestimit është intervistuar dhe me urdhër të Prokurit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Ndaj 39-vjeçarit është iniciuar rasti “Blerja, posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope analoge”./KosovaPost/