Dronët e parë të lëshuar nga Irani raportohet se kanë arritur në hapësirën ajrore të Izraelit.
Pamje janë publikuar në rrjetin social X.
Irani ka nisur gjatë mbrëmjes një sulm hakmarrës ndaj Izraelit, raportohet se 100 dronë janë lëshuar ndaj këtij shteti.
Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, Irani synon të godasë objekte qeveritare të Izraelit.
Në anën tjetër ushtria izraelite ka thënë se do t’i përgjigjet më të gjitha forcat këtij sulmi.