Në Luzernë të Zvicrës ka nisur sot një takim dyditor lidhur me arritjen e paqes në Ukrainë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Paqes, që po mbahet në Bürgenstock, afër Lucernit, në Zvicër.
Osmani, në një postim në Facebook, bëri të ditur se është pritur nga presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Samitin e Paqes për Ukrainën.
“Pritja nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Samitin e Paqes për Ukrainën”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha gjatë një konference shtypi me presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia, Rusia nuk merr pjesë.
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e Paqes për Ukrainën që do t`i zhvillojë punimet më 15-16 qershor.
Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën dhe do të jetë në mesin e 100 liderëve nga mbarë bota.