Rusia ka mësuar të zmbrapsë në mënyrë efektive sulmet me dronë, të cilat janë provuar të jenë një armë efektive dhe e rrezikshme në konfliktet e viteve të fundit, tha presidenti rus Vladimir Putin në një takim me përfaqësuesit e udhëheqjes ushtarake në Soçi, transmeton Kosova Post.
“Ne e dimë shumë mirë veprimin e mjeteve ajrore pa pilot në konfliktet e armatosura të viteve të fundit, sa efektive janë dhe sa të rrezikshme mund të jenë për ne, duke pasur parasysh atë që pamë në Siri – sulme terroriste me dronë. Ne kemi mësuar t’i zmbrapsim ato sulme dhe në mënyrë mjaft efektive,” theksoi Putin.
Ai shtoi gjithashtu se ushtria ruse ka aktualisht në dispozicion mbi 2000 dronë.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë më tej për to, të punojmë intensivisht siç ka qenë kohët e fundit, duke pasur parasysh ndër të tjera aplikimin e inteligjencës artificiale, arritjet më të fundit të shkencës, teknologjisë dhe përvojën që kemi fituar në përdorimine këtyre avionëve”, tha Putin, shkruan sputnik.
Kujtojmë se gjatë takimit të djeshëm me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura Ruse dhe industrisë ushtarake në Soçi, Putin tërhoqi vëmendjen për rritjen e intensitetit të fluturimeve të aviacionit të NATO-s pranë Rusisë dhe shfaqjen e anijeve të Aleancës me raketa të drejtuara në Baltik dhe Detin e Zi. Sipas tij, ka dy mënyra për të identifikuar dhe vëzhguar një anije amerikane në Detin e Zi: “nëpërmjet dylbive ose përmes pamjeve të sistemeve të mbrojtjes”.sh.o./Kosova Post/