Duda Balje ka reaguar pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ku ajo u zgjodh deputete, shkruan Kosova Post.
Balje ka postuar një fotografi në rrjetin e saj Facebook ku shihet me anëtarë të partisë Unioni Socialdemokrat duke festuar.
Ajo fitoi ulëse në Kuvend, pasi Gjykata Supreme refuzoi ankesën e Adrijana Hoxhiq për anulimin e votave nga ana e PZAP-së në komunat me shumicë serbe.
Komisioni Qendror Zgjedhor e ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.