Shkran: Agim Vuniqi
Konflikti qe shpertheu në lindjen e mesme, pikerisht në Jerusalem filloi si mosmarrreveshje për pronesi dhe u zgjerua ne lufte, ku me se shumti po pesojne civilet.
Dhe si kudo në bote qytetaret jane te ndare ne vleresime, pro&contra, dhe sic ndodhe shpesh debati shperqendrohet nga konflikti në nje debat politik te brendshem paksa anues, te papergjegjshem, shpeshhere befasues, aspak human.
Eshte e vertete qe shteti ve ne peshore interesin shteterore, para atij human dhe perpiqet qe cdo vendim qe e ndermerre te pranohet si i drejte, pse atehere eshte ndertuar ligji nderkombetare, pse eshte ndertuar OKB, Gjykata nderkombetare, ato vendore dhe shoqeria civile… Si do te ndryshohet bota dhe do te korrektohen masat represive qe ndermerre shteti nese nuk protestohet? Qeverite korigjohen permes protestave qytetare dhe shoqerise civile, qellim i te cilave eshte mbrojtja e krijesave te pambrojtura pleqeve, grave, femijeve… Cdo shoqeri perbehet nga ata qe perkrahin masat represive te shtetit sepse ashtu ndihen me te forte, por në anen tjerer ka te tjere qe kundershtojne dhunen shteterore permes protestave.
Sic ka ndodhur shpesh gjate historise bota eshte permiresuar permes protestave, në vendin ku ka lindur demokracia, aty ku jane fituar te drejtat për vote permes protestave, aty ku eshte kundershtuar lufta në Vietnam dhe jane perdore napalm bombat, aty ku gratë kane fituar te drejtat e veta permes protestes për vete dhe për te tjeret… duke përmbyllur me levizjen e Martin Luter Kingut, te Mendeles… Pra ne si qytetare nuk vejme në peshore armet se kush ka te drejte, por si qenje jo te politizuara shprehemi kunder atyre qe synojne te realizojne projektet politike duke mos kursyer gra e femije, shkaterrojne qytete dhe kultura, por protestojme dhe kerkojme paqe dhe drejtesi për te gjithe.
Pra duke protestuar ne nuk marrim ane por ndjehemi se jemi krijesa humane qe quhemi njerez.