Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Rreze Duli, betohet se do nëse do të marrë besimin e qytetarëve, do të angazhohet maksimalisht për familjet në nevojë që edhe ata të kenë qasje të barabartë në shkollim, punësim e jetë të dinjitetshme, shkruan Kosova Post.
Ajo ka premtuar se në qeverinë Kurti, nënat vetëushqyese do të kenë mbeshtetjen institucionale.
Postimi i plotë:
👩👧 Nënat vetëushqyese për 20 vite mbetën jashtë rrjetit të mbrojtjes bazike sociale.
Ato, dhe fëmijët e tyre nuk gjejnë mbështetje institucionale, kur kërkojnë punë, kur rrisin dhe kur shkollojnë fëmijët e tyre.
Unë, ZOTOHEM se do angazhohem maksimalisht për përfshirjen urgjente të këtij grupi me qëllim mbrojtjeje , fuqizimi dhe kthimi të dinjitetit të tyre! 💪 ❤️🏡
VOTO #LëvizjenVetëvendosje127