Parlamenti rus (Duma) ka miratuar një projekt-ligj që lejon Presidentin Vladimir Putin të kandidojë për president për dy mandate të tjera, transmeton Kosova Post.
Sipas IRNA, rrjeti Rsuia Today njoftoi se përfaqësuesit e Dumës ruse në takimin e tyre të tretë ranë dakord të miratonin projekt-ligjin e ndryshimit kushtetues.
Një nga këto dispozita dhe ndryshime në kushtetutën ruse ishte kufizimi i numrit të mandateve që një person mund të bëhet president i Rusisë.
Sipas ndryshimeve, Putini mund të kandidojë për president edhe dy mandate të tjera pas vitit 2024. Vladimir Putin është presidenti i dytë dhe i katërt i Rusisë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.
Putini gjithashtu fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 pas Medvedev dhe aktualisht është në detyrë. Ndryshimet në Kushtetutën e Rusisë u vunë në një referendum vitin e kaluar dhe u aprovua me më shumë se 77 përqind të votuesve.