Policia në Drenas ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Drenas.
“Gllogoc 18.05.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur)”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.