Sipas raportit 24 orësh, një grua në Prishtinë e ka denoncuar në polici një mësuese nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur, transmeton Kosova Post.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se, në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/