Rasti është raportuar dje, ndërsa ka ndodhur në Obiliq, transmeton Kosova Post.
“ Obiliq, 04.11.2021-12:30. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton” – thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Po ashtu, sipas raportit, i dyshuari gjendet në arrati./KosovaPost/