Në Prekaz ka përfunduar manifestimi Epopeja e lavdishme e UÇK-së, në 24-vjetorin e rënies heroike të komandantit të saj legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, përcjell KosovaPost.
Si çdoherë, e mbijetuara e familjes Jashari, Besarta, ka kujtuar babin e saj Hamzën.
Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ka postuar një fotografi të Hamzë Jasharit, me syze dhe një xhaketë duke mbajtur në dorë prapa supeve.
Besarta ka shkruar se ai e donte jetën, dhe e shijonte atë në atdhe.
“Kryekomandanti i UÇK-së, më ndryshe! E donte shumë jetën, e shijonte atë në mëmëdhe. Por më shumë e deshi lirinë, për të cilën dha çdo gjë. Gëzuar Epopeja e të lavdishmes UÇK”, shkroi ajo.
Ndryshe, ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin, ka bërë bashkë me qindra qytetarë shqiptarë të shumë vendeve.