Kryetari i Qeverisë Krahinore, Igor Miroviq, thotë se organizata e cila ka publikuar këtë fotografi, nuk ka asnjë ndikim dhe në fakt nuk dihet nëse është organizatë e regjistruar, është fare e panjohur, transmeton Kosova Post.
Megjithatë kryetari Miroviq këtë ndarje të Vojvodinës me Serbin e quan provokim.
Organizata “Rinia e Vojvodinës” e dëshiron ndarjen e vendit të tyre nga Serbia. Kjo dëshirë madje u bë edhe publike, ndërsa organizata rinore në rrjetet sociale publikuoi fotografin ku paraqitet ndarja e Vojvodinës nga Serbia, me një vijë të kuqe e tërhequr që shënjon edhe kufirin Vojvodinë-Serbi.
Fotografi me vijën ndarës të kufirit gjithashtu është shoqëruar edhe me mesazhin-distanca.
“Ky është një provokim që synon të ringjallë idetë komuniste rreth ndarjes së Vojvodinës nga Serbia, e cila ishte pjesërisht e suksesshme në bazë të Kushtetutës së vitit 1974. Idetë e tyre janë totalitare, jodemokratike dhe synojnë të njollosin emrin e nderuar serb të Vojvodinës. Që nga viti 2016, pas rënies së regjimit të Pajtiqit ne kemi bërë gjithçka për të margjinalizuar aktivitetet e këtyre grupeve ekstremiste, kryesisht me rezultatet që kemi pasur politikisht dhe ekonomikisht, dhe se mbështetja e tyre, vjen nga partitë të cilat në zgjedhje nuk kalojnë as pragun zgjedhor. Sot janë përsëritur idetë e Miletiqit dhe disa lokalistë që urrejnë popullin tonë”, është shprehur Miroviq për gazetën objektivrs./Kosova Post/