Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, të Fushë Kosovës, ndërsa bëhet fjalë për “vjedhje të shërbimeve e shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, transmeton Kosova Post.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i pompës së derivateve ka raportuar se dy persona të panjohur kanë marr derivate në vlerë prej 63 €, dhe kanë ik në drejtim të panjohur. Pas një kohe persona të njëjtë me veturë të njëjtë kanë marr prapë derivate në një pompë tjetër derivatesh dhe kanë ik në drejtim të autostradës duke shkaktuar aksident trafiku, më pas janë larguar në drejtim të fshatit Milloshevë ku edhe i kishin vënë zjarrin veturës” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit nuk janë kapur nga policia, ata janë larguar në drejtim të panjohur. Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar./KosovaPost/