Një e mitur në Prishtinë dyshohet se është dhunuar nga person/a të panjohur.
Policia njofton se të martën një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për t’u kthyer është keqtrajtimi nga person/a të dyshuar.
“Prishtinë 13.06.2023 – 17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për të kthyer në shpi është keqtrajtimi i saj nga person-a të dyshuar të panjohur”, thuhet në raportin policor.
Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, ndërsa rasti është duke u hetuar.