Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) reparti i gjinekologjisë është raportuar se është sjell një femër (e mitur) për të lindur.
Në raportin e policisë thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur në fshatin Mikushnicë, në Skenderaj.
Siç thuhet në raport, e mitura (viktima) ishte duke bashkëjetuar me një person.
“Nga QKUK reparti i gjinekologjisë është raportuar se është sjell viktima femër kosovare (e mitur) për të lindur. Viktima ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim”, thuhet në raport.