Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se “e ka ngacmuar dhe kanosur” vazhdimisht viktimën femër, transmeton Kosova Post.
“Pejë 27.09.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte ngacmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare, sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht e kishte ngacmuar dhe kanos atë” – thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/