Një tentim vetë-vrasje është raportuar pak më parë në lagjen ‘Pejton’ të Prishtinës.
Siç mëson lajmi.net një vajzë ka kërcënuar se do të hidhet nga katet e larta të një hoteli në kryeqytet.
Por për fat të mirë e njëjta ka shpëtuar pa ndonjë dëmtim.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e policisë dhe ekipet tjera emergjente për t’u marrë nga afër me rastin.