Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Shtime rreth orës 10:15 me ç’rast një person është gjetur pa shenja jete, raporton Kosovapost.
Sipas informatave nga Policia, bëhet e ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në QKMF e Ferizajt.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ligjor.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./KosovaPost/