Trupat e 44 civilëve u gjetën në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në qytetin e Izium, i cili aktualisht kontrollohet nga trupat ruse. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të Kharkiv, Oleh Syniehubov.
Ai tha se ndërtesa ishte e shkatërruar plotësisht nga pushtuesit dhe dyshohet se ka ende civilë të tjerë nën rrënoja.
Ai tregoi se forcat e kërkim-shpëtimit e kanë të vështirë operacionin, pasi makineritë mungojnë dhe po gërmimet po bëhen me duar.
Syniebuhov tha se, që kur Izium ishte pushtuar, rreth 1700 njerëz ishin evakuuar ndërsa ekzistonte ajo që ai e quajti “korridor i gjelbër”.
“Pas kësaj, pushtuesit nuk lejuan që të nxirren njerëzit dhe as të silleshin ndihma humanitare atje”, shtoi ai.
Ai tha gjithashtu se Tsirkuny, një qytet afër Kharkiv, ishte çliruar dhe e përshkroi skenën atje si një “krim total lufte”.
“Ka shumë shtëpi të shkatërruara, shumë ndërtesa zyrash, shkolla. Ka kufoma, trupa civilësh,” tha ai.
“Okupatorët nuk morën as ushtarët e tyre, ata janë në rrugë, në shtëpi private e kështu me radhë. Kemi ende shumë punë për të bërë për të pastruar gjithçka”.Burimi: CNN/Balkanweb.