Rasti ka ndodhur në fshatin Vatë në Kaçanik, transmeton Kosova Post.
Sipas policisë, rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”.
“Fsh. Vatë, Kaçanik 22.10.2021 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) duke i shkaktuar lentime trupore.Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Ferizaj e më pas në QKUK-Prishtinë” – thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/