Një pushuese britanike e shtyu të dashurin e saj për vdekje nga ballkoni i hotelit të tyre pas një sherri të në dhomën e tyre, në të cilën u gjetën dhe njolla gjaku.
Viktima Pegram Reece, 22 vjeç, vdiq menjëherë kur ra 100 metra në një oborr betoni nga hoteli me pesë yje në Side, Antalia, ku po qëndronte me Mary Meyers Kayley.
Stafi i hotelit kishte raportuar se si dyshja kishin pirë shumë orë para se i riu të vdiste.
Kayley, 31 vjeçe, e lindur në Skoci, pretendohej se ishte aq e dehur sa duhej të çohej në dhomën e saj nga stafi i hotelit.
Megjithatë, ajo pranoi se kishte debatuar me Reece pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar me një ish të dashurën.
Kayley pretendon se një ditë para vdekjes së tij, ai kishte kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni, por ajo më pas e ka hedhur vetë.
Ajo gjithashtu pretendoi se Reece ishte një ‘mbret’ i drogës në Britani në një përpjekje të dukshme për ta diskredituar atë./oranews