Komisioni Ad Hoc për Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka vendosur që në fund të kësaj jave ta fillojë procesin e intervistimit të kandidatëve, transmeton Kosova Post.
Në mbledhjen e fundit, e cila u mbajt gjatë paradites së sotme, u diskutua nëse mund të punohet edhe gjatë vikendit, në mënyrë që ta kryejnë më shpejt këtë proces.
Në fund komisioni vendosi që të enjten më 11 nëntor të fillojë intervistimi nga ora 09:00 deri në 16:00, me kusht nëse nuk ka seancë parlamentare.
Gjatë seleksionimit të dokumentacionit të kandidatëve, dhjetëra të tillë janë larguar, për shkaqe ndër më të ndryshmet./KosovaPost/