Abelard Tahiri, deputet, përkatësisht Shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), bëri të ditur se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca parlamentare e radhës, të mbahet të hënën në orën 10:00, transmeton Kosova Post.
Ai ka theksuar se në këtë mbledhje ka ngritur shqetësimin për vonesën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese:
“Një prej çështjeve që e kam ngritur është votimi i anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Edhe kësaj here nuk e kemi pas konsensusin që një çështje të tillë ta vendosim në seancë të Kuvendit. Unë mendoj që një çështje e tillë që është plotësimi i anëtareve në gjykatën kushtetueses nuk duhet të shtyhet pafundësisht”.
Sipas tij, kuvendi duhet të sillet me përgjegjësi ndaj këtij instituciono:
“Deputetët duhet të vendosin se kush do të jenë 2 nga 5 kandidatët që janë në garë që do të shkojnë si anëtarë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Tahiri.
Tahiri, po ashtu, e komentoi çështjen e veriut, duke thënë se PDK e mbështetë vendosjen e ligjshmërisë në çdo cep të republikës. Por ai tha se të gjitha veprimet duhet të jenë të sinkronizuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA-të).
“Ne si PDK përkrahim dhe mbështesim vendosjen e ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës. Ne nuk duam të shkaktojmë paqartësi në opinion publik apo te ndërkombëtarët, i kemi dhënë mbështetje të plotë të këtij procesi, por është e rëndësishme që një proces të tillë ta dakordojmë çdo herë me aleatin tonë SHBA-të”, tha Tahiri./KosovaPost/