Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore, përcjell KosovaPost.
Ai në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se kryeministri Kurti marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015 i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.
“LDK ka mbështetur në vijimësi dhe me konsistencë – dje dhe sot – marrëveshjet në interes të Kosovës, që kanë synuar ushtrimin e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj”, ka shkruar në fundAdbixhiku.