Edhe në Mal të Zi ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë dozave të vaksinës anti-COVID të AstraZenecas.
Këtë kontingjent e ka pranuar Mali i Zi nëpërmjet mekanizmit COVAX.
“Në Mal të Zi sapo ka ardhur kontingjenti prej 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Mali të Zi, e cila ka njoftuar se këto janë vaksina të ardhura nëpërmjet mekanizmit COVAX.
Kujtojmë që edhe Kosova pritet të furnizohet sot me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.