Përfaqësuesit e partive politike sot kanë bërë tërheqjen e shortit për të zgjedhur numrin garues në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sikur partitë tjera edhe Vetëvendosje ka tërhequr shortin, ndërsa në fletëvotime do të jetë e përfaqësuar me numër 127.
Pas kësaj ka reaguar Vjosa Osmani,e cila me disa bashkëpunëtorë të tjerë do të jenë pjesë kandiduese e listës së Vetëvendosjes në këto zgjedhje.
Osmani i quajti këto zgjedhje referendum, ashtu siç para disa ditësh deklaroi edhe i pari i VV-së, Albin Kurti, i cili tha se nuk janë zgjedhje, por është referendum.
Postimi i plotë:
#KrejtdheDrejt për 127.
#REFERENDUM