Egjipti ka filluar edhe një stërvitje të përbashkët ushtarake me fqinjin jugor Sudanin, të quajtur “Garda Jugore 1”, transmeton Kosova Post.
Egjipti ka zhvilluar stërvitje të përbashkët detare me Greqinë në Detin Mesdhe ndërsa me SHBA-në dhe Spanjën në Detin e Kuq, shkruan AA.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Egjiptit, Gharib Abdel Hafiz, në një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në Facebook njoftoi se në stërvitjen e zhvilluar në Detin Mesdhe ka marrë pjesë fregata “Alexandria” nga Forcat Detare të Egjipt si dhe “HS Kanaris” nga Forcat Detare të Greqisë.
Ai shtoi se Egjipti ka zhvilluar një stërvitje të përbashkët detare me SHBA-në dhe Spanjën në Detin e Kuq, duke shtuar se në stërvitje nga Egjipti ka marrë pjesë fregata “Taba”, nga marina amerikane “Okane USS” dhe nga Spanja “ESPS Victoria”.
Abdel Hafiz tha se në kuadër të stërvitjes janë kryer disa manovra të tilla si ofrimi i sigurisë detare kundër kërcënimeve nga ajri dhe deti në Detin Mesdhe dhe Detin e Kuq dhe mbrojtja e anijeve tregtare të mallrave.
Nuk janë dhënë informacione se kur kanë filluar stërvitjet dhe sa do të zgjasin.
Egjipti dhe Sudani filluan stërvitje të përbashkët ushtarake
Ndërkohë, Egjipti ka filluar edhe një stërvitje të përbashkët ushtarake me fqinjin jugor Sudanin, të quajtur “Garda Jugore 1”.
Në njoftimin e ushtrisë egjiptiane thuhet se për herë të parë, rojet kufitare egjiptiane dhe sudaneze morën pjesë në stërvitjen që synon garantimin e sigurisë kufitare.
Në stërvitjen në të cilën morën pjesë edhe njësi nga Forcat Tokësore Sudaneze, do të vazhdojë deri më 29 tetor në bazën ushtarake “Mohamed Naguib” në Matrouh të Egjiptit.