Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë vendosur një seri të tërë zyrtarësh të rinj nga Republika Srpska në listën e sanksionuar, transmeton Kosova Post.
Rreth 13 emra të rinj janë nën sanksionet e SHBA që nga sot;
– Radmila Bojaniq (Drejtoreshë e Strategjisë dhe Planifikimit në Infiniti Group)
– Pavle Çoroviq (dhëndri i Milorad Dodikut);
– Sinisa Dodik (partner biznesi i Igor Dodik);
– Danijel Dragiçeviq (shef i kabinetit të Dodikut);
– Goran FIlipovic (zëdhënës i Kuvendit Kombëtar të RS);
– Marko Gujaniçiq (Qytetar i Serbisë, bashkëpunëtor i Igor Dodik)
– Siniša Karan (Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës Srpska);
– Rajko Kuzmanović (kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës Srpska dhe ish-president i RS);
– Dijana Milankoviq (drejtoreshë e përgjithshme e RTRS);
– Dalibor Paniq (Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republika Srpska dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Gazetës Zyrtare);
– Goran Rakoviq (drejtor i Protokollit të Republikës);
– Nemanja Reljin (pronar i kompanisë së sanksionuar “Nimbus Innovations” nga Banja Luka)
– Gerard Selman (Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Srpska)
Si rezultat i sanksioneve të sotme, të gjitha pasuritë dhe interesat në asetet e personave të mësipërm që janë në Shtetet e Bashkuara ose në pronësi ose kontrollim të personave amerikanë janë ngrirë dhe duhet të raportohen në OFAC.
Gjithashtu, bllokohen edhe të gjitha subjektet që zotërohen drejtpërdrejt ose tërthorazi, individualisht ose në total.
Përveç kësaj, institucionet financiare dhe personat e tjerë mund të rrezikojnë ekspozimin ndaj sanksioneve për përfshirjen në transaksione ose aktivitete të caktuara me persona të caktuar ose të bllokuar ndryshe./KosovaPost/