Ne nuk kemi më një sistem të inteligjencës-sigurisë dhe Aleksandar Vuçiqi nuk ka kontroll as në politikë e as në sektorin e sigurisë”, kështu thotë eksperti serb i sigurisë, Sasha Jankoviq.
Jankoviq mendon se nuk ka pasur fare dialog, sepse ka pasur dy palë që dikush nga pala tjetër po i shtyn në tavolinë dhe kërkojnë arsye dhe mënyra për të ikur nga ajo tryezë.
Ai shpjegon se dikush duhet të ekzekutojë, dikush duhet të mendojë për politikën e jashtme të shpallur dhe dikush duhet të dallojë gabimet dhe të nxjerrë mësime. Në vend të kësaj, të gjithë komponentët e kontrollit janë të bashkuar në një pikë të gjithëdijshme dhe gjoja të gjithëfuqishme, shton Jankoviq.
‘Dhe nëse është kështu, atëherë është vetëm çështja se kur do të pengohemi dhe në rastin më të keq, kur dikush nga perëndimi, i cili gjithmonë ka lënë vend dhe ka lehtësuar shfaqjen e kësaj situate, do të na thotë – po mendojmë duke vendosur sanksione”.

























