Ngjarje interesante vazhdojnë të vijnë nga Azia për arratisjen e elefantëve në kërkim të ushqimit. Kohët e fundit, elefanti Boonchuay, një nga banorët e parkut kombëtar në Tajlandë, futet në kuzhinën e një prej shtëpive në fshat, transmeton Kosova Post.
Një elefant me emrin Boonchuay, i cili jeton në parkun kombëtar Kaeng Krachan të Tailandës, ‘vizitoi ‘ një shtëpi në fshatin afër Chalermkiatpattana .
Gruaja e quajtur Ratchadawan Puengprasoppon, ishte zgjuar nga gjumi pasi dëgjoi zhurmë në shtëpinë e saj.
Ajo ishte ngritur nga shtrati për të parë se nga po vjen ajo zhurmë, ndërsa pa se muri i ishte rrëzuar nga elefanti Boonchuay i cili kishte futur kokën në kuzhinë në përpjekje për të gjetur diçka për të ngrënë.
Boonchuay kishte ‘vizituar’ edhe një tjetër shtëpi më parë në fshat . “Ata vijnë kur është dita e tregut, sepse ata mund të nuhasin ushqimin,” tha Itthipon Thaimonkol, një nga zyrtarët e parkut kombëtar.
Në fakt, sipas shtypit Tailandez, Boonchuay i cili hyri në kuzhinën e Ratchadawan, gjatë vizitave të mëparshme, shkaktoi shkaktoi dëme në vlerë 50,000 baht.
Studiuesi i elefantëve në një vend të shenjtë të botës së egër në Tajlandën perëndimore, Prof. Joshua Plotnik, tha se fshatarët ishin të lodhur nga kjo situatë, por ai nuk i fajësoi elefantët sepse ata përpiqen të gjejnë ushqim.
Derisa raportohet se incidentet e tilla në Azi, sa vijnë e shtohen, Plotnik përmendi gjithashtu uljen e burimeve dhe faktin që njerëzit janë një pengesë në habitatin natyror të elefantëve.
Për këtë arsye, Plotnik nënvizoi se përpjekjet e tilla si vendosja e barrierave fizike para elefantëve janë zgjidhje të përkohshme dhe tha, “Nëse nuk plotësoni ushqimin, ujin dhe nevojat e tjera të elefantëve, ata do të kapërcejnë pengesat fizike dhe do të hyjnë në fshatra ose fusha , prandaj përpiquni të plotësoni këto nevoja “./Kosova Post/