Pronari i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, duke komentuar në Twitter lajmet në lidhje me rritjen e shitjeve të automjeteve të Tesla-s në Kroaci, shkruajti se Nikola Tesla ka lindur në Kroaci, nga prindër serbë.
“Nikola Tesla lindi në Kroaci nga prindër serbë”, shkroi Musk.
Komenti i tij mblodhi më shumë se 2,500 pëlqime dhe kjo fjali shkaktoi debat midis kroatëve dhe serbëve.
Disa tashmë kanë paraqitur pretendimet e tyre në lidhje me certifikatën e lindjes së Tesla-s, ndërsa disa shkruajnë se Tesla ka lindur në Austro-Hungari.g.e.
Tesla Model 3 Leads in BEV Sales in Croatia in June & in 1H 2021https://t.co/xB1NRussTT
— Tesmanian.com (@Tesmanian_com) July 7, 2021