Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një foto në Facebook ka publikuar aeroplanin që thotë se ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se ky aeroplan ruhet në bazat ushtarake në Lituani.
“Ky aeroplan në fotografi ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe është aeroplani që ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi e tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani. Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë!