Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se vazhdojnë përpjekjet në Turqi për vënien në kontroll dhe shuarjen e 14 zjarreve pyjore që kanë shpërthyer që nga e mërkura, ndërsa 57 janë vënë nën kontroll, transmeton Kosova Post.
Duke folur para gazetarëve në Stamboll, Erdogan tha se gjithsej 45 helikopterë janë angazhuar në përpjekjet kundër zjarreve të mbetura pyjore.
“Nga sot, numri i avionëve është rritur në pesë-gjashtë me aeroplanët nga Rusia”, tha ai, duke shtuar se edhe Azerbajxhani gjithashtu do të dërgojë një aeroplan amfib.
“Beteja kundër zjarreve pyjore ende është duke vazhduar në 1.140 pika”, tha ai, duke shtuar se mjetet ajrore pa pilot (UAV) po monitorojnë situatën në rajon gjatë gjithë kohës.
Erdogan gjithashtu tha se hetimit mbi shkakun e zjarreve në pjesë të ndryshme të vendit “vazhdojnë intensivisht”.
Flakët shpërthyen ditët e fundit në provincat jugore të Turqisë, Antalya, Mersin, Osmaniye, Adana dhe Kahramanmaras./AA
Zjarre gjithashtu shpërthyen edhe në provincën jugperëndimore Muğla dhe provincat qendrore Kirikkale dhe Kayseri.