Krahas shumë miqve ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës të cilët uruan Pavarësinë e Kosovës, këtë e ka bërë edhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, shkruan KosovaPost.
Presidenti turk ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter, teksa ka shkruar se me Kosovën shteti i Turqisë ka miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.
“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.
Ndryshe, Turqia ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Vlen të përmendet se flamujt e parë të Kosovës ishin shtypur pikërisht në Turqi.