Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj, ka thënë një zyrtar turk i sigurisë, duke i hapur rrugë takimit të parë të udhëheqësit turk në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.
Vizita në Uashington do të jetë e para që Erdoganit që nga viti 2019, kur ishte takuar me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, me të cilin ka raporte të mira personale. Që kur është zgjedhur Bideni në postin e presidentit më 2020, Ankaraja ka kërkuar që dy udhëheqësit të zhvillojnë një takim kokë më kokë.