Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Nesër vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany

    Nesër vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany

    antalia po te pret

    🔥 Antalya po të pret – LUKSI që meriton me Crystal Sunset Pearl Collection!

    Nga 1 Qershori, ndalohen pagesat me para të gatshme mbi 2 mijë euro

    Nga 1 Qershori, ndalohen pagesat me para të gatshme mbi 2 mijë euro

    Hoti: Nuk do të lejojmë që të rinjtë të mbeten pa zanat dhe pa punësim

    Hoti: Nuk do të lejojmë që të rinjtë të mbeten pa zanat dhe pa punësim

    Deputetja Pacolli për faljen e borxhit nga Liburn Aliu: Le të shkojë Prokuroria ta hetojë rastin

    Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin

    Foda: Për ne s’ka rëndësi vendimi i FIFA-s

    Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorrës, risi dhe emra të rinjë

    ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në Athinë

    ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në Athinë

    AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencura

    AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencura

    Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale

    Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Escobar: Asociacioni dhe propozimi franko-gjerman nuk janë plotësisht të lidhura me njëra-tjetrën

21 Janar 2023, 14:51
në Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha të premten, se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, drejt një paqeje të qëndrueshme.

Në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, pas takimeve në Prishtinë dhe në Beograd, zoti Escobar tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon, që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se kjo çështje dhe propozimi franko-gjerman “nuk janë plotësisht të lidhura” me njëra tjetrën. Zoti Escobar tha se fakti që Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës për agresionin në Ukrainë e dëmton imazhin e saj.

Zëri i Amerikës: Ju sapo jeni takuar me udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi, a mund të na thoni nëse bisedimet do të rifillojnë së shpejti?

Gabriel Escobar: Pikë së pari, bisedimet nuk janë ndërprerë asnjëherë. Sfida është se dialogu u shndërrua në instrument të menaxhimit të krizave. Ne duam ta vëmë në nivelin strategjik dhe mendojmë se propozimi franko-gjerman është i mirë.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin dhe qëndrimi ynë është se duam ta bëjmë të funksionojë për të dyja vendet. Më fjalë të tjera, duam që ai të funksionojë në atë mënyrë që të hapë ardhmërinë evropiane për të dyja vendet, të hapë mundësitë për bashkëpunim më të gjerë jo vetëm me Evropën, por rajonin dhe Shtetet e Bashkuara në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: A ka një datë për takimin e ardhshëm në Bruksel?

Gabriel Escobar: Jo formalisht, por kjo po diskutohet dhe duhet të ndodhë shumë shpejt.

Zëri i Amerikës: Presidenti (Aleksandër Vuçiq) tha se i janë bërë të qarta pasojat dhe sfidat me të cilat do të përballet nëse nuk e pranon propozimin franko-gjerman. A mund të na thoni se cilat janë pasojat dhe nëse ai i tha po propozimit?

Gabriel Escobar: Nuk dua të paragjykoj diskutimet që zhvillohen në kuadër të dialogut. Por mund të them se diskutuam hollësisht se cilat janë pasojat për rajonin, nëse nuk ecet përpara, për rajonin që të ketë një plagë të hapur, të ketë një konflikt të ngrirë, që në fakt nuk është i ngrirë, për komunitetin, që duhet të jetojë nën në trysni, siç ndodhë në veriun e Kosovës, me bllokada, trysni dhe njerëz në ankth. Kjo është ajo për të cilën po flasim. Këtë duam ta zgjidhin në kuadër të dialogut. Mendoj se patëm një bisedë shumë të mirë, mendoj se të gjithë e kuptojmë sfidën e vazhdimit të situatës aktuale.

Zëri i Amerikës: Ai (Vuçiq) ka thënë më herët se propozimi është i papranueshëm. A e ndjeni këtë pas takimit, apo mbase ai ka ndryshuar qëndrim?

Gabriel Escobar: Mendoj se kemi ecur shumë përpara në radhë të parë. Biseda ishte shume konstruktive. Prandaj mendoj se kemi bazë për të ecur përpara.

Zëri i Amerikës: Konstruktive në kuptimin që do të rifilloni dialogun mbështetur në propozimin franko-gjerman?

Gabriel Escobar: Aktualisht ky është propozimi në tryezë. Tani, si do ta negociojmë aneksin mbi zbatimin, është një rrëfim tjetër. Në këtë Serbia ka 50 për qind të pronësisë mbi procesin dhe nuk ka asgjë për të pasur frikë. Propozimi paraqet shumë mundësi.

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë shumë të vendosur kur keni folur për detyrimin e zotit (Albin) Kurti për të zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por edhe ai është i vendosur se nuk do ta zbatojë. Si mendoni se do të funksionojë kjo?

Gabriel Escobar: Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz, që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit.

Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë.

Zëri i Amerikës: Ju kuptova mirë se nëse zoti Kurti nuk e bën do ta bëni ju?

Gabriel Escobar: Do të fillojmë bisedimet në shkallë vendi për atë se çfarë nënkupton ky detyrim për qytetarët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Nëse zoti Kurti pajtohet në fund ta përmbushë këtë detyrim….

Gabriel Escobar: Më lejoni, Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar…

Zëri i Amerikës: Kurti është kryeministër…

Gabriel Escobar: Po, por si e thashë, një person, një palë nuk mund ta shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet.

Zëri i Amerikës: Nëse zoti Kurti themelon Asociacionin, a është kjo rruga për të inkurajuar Serbinë që të pranojë propozimin franko-gjerman?

Gabriel Escobar: Më lejoni të them se këto dy çështje nuk janë tërësisht të lidhura. Asociacioni është një detyrim ekzistues, që duhet të zbatohet. Propozimi franko-gjerman është shumë i mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, drejt një paqeje të qëndrueshme. Ne do të punojmë njëkohësisht, sepse i duam të dyja.

Zëri i Amerikës: Presidenti Vuçiç tha së fundmi se është mirënjohës për mbështetjen e Rusisë, por se Serbia nuk e mbështet agresionin kundër Ukrainës dhe i konsideron Donbasin dhe Krimenë si pjesë të Ukrainës. Megjithatë, Beogradi nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Flitet shumë për pasojat politike, dëgjuam edhe mesazhin e Parlamentit Evropian. A ka pasoja të mundshme sa u përket investimeve të huaja nga perëndimi, a do të duan kompanitë të investojnë në Serbi, nëse ajo mbetet në këtë anë të historisë?

Gabriel Escobar: Mendoj se do të ketë pasoja. Mendoj se po cenohet imazhi i Serbisë si shtet perëndimor. Është e vërtetë, që kompanitë na pyesin, nëse Serbia është nën sanksione dytësore, nëse Serbia është një partner solid, nëse mund të mbështetesh në planin afatgjatë? Këshilla ime është që Serbia duhet t’i bashkohet Perëndimit në zbatimin e të gjitha masave dhe sanksioneve, në mënyrë që të mos jetë përjashtimi në rajon.

Zëri i Amerikës: Sipas informacioneve tuaja, a kanë marrë pjesë njerëz nga Rusia në tensionet në Kosovë dhe në barrikada?

Gabriel Escobar: Nuk kam ndonjë informacion konkret, kam dëgjuar vetëm thashetheme. Por barrikadat dhe tensionet në Kosovë nuk kanë nevojë që Rusia t’i përkeqësojë ato, ato tashmë janë të këqija.

Zëri i Amerikës: Zoti (Derek) Chollet, shprehu shqetësimin lidhur me akuzat se grupi mercenar rus Wagner po rekruton njerëz në Serbi dhe vende të tjera. Z. Vuçiq e mohoi atë, ashtu si edhe z. Yevgenij Prigozhin, kreu i Grupit Wagner, në një përgjigje për Zërin e Amerikës. Cili është informacioni juaj për të?

Gabriel Escobar: Derek Chollet e tha më së miri. Ai tha se Wagner ka një ndikim shumë negativ në të gjithë botën. Është keq për çdo vend ta bëjë këtë. Është e paligjshme këtu. Qeveria juaj e ka të qartë këtë, ashtu si edhe e jona. Nëse ka, duhet të ndalet dhe qeveria duhet ta ndjekë penalisht. Ata na shprehën vendosmërinë se do ta bëjnë këtë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Nesër vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany

Nesër vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany

43 minuta më parë
antalia po te pret

🔥 Antalya po të pret – LUKSI që meriton me Crystal Sunset Pearl Collection!

53 minuta më parë
Nga 1 Qershori, ndalohen pagesat me para të gatshme mbi 2 mijë euro

Nga 1 Qershori, ndalohen pagesat me para të gatshme mbi 2 mijë euro

60 minuta më parë
Hoti: Nuk do të lejojmë që të rinjtë të mbeten pa zanat dhe pa punësim

Hoti: Nuk do të lejojmë që të rinjtë të mbeten pa zanat dhe pa punësim

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH