Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se ushtria ruse po përgatitet për një operacion sulmues në Ukrainën lindore për të siguruar kontrollin e plotë të rajoneve Donetsk, Luhansk dhe qytetin e Mariupol, transmeton KosovaPost.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, thuhet se numri i ushtarëve të humbur nga forcat Ruse është 18 mijë e 600.
Në deklaratën ku thuhej se operacioni i sulmit i kryer nga ushtria ruse kundër 6 vendbanimeve gjatë ditës ishte i pasuksesshëm, dhe theksohej se ushtarët ukrainas morën përsëri kontrollin e vendbanimit Osokarovka në rajonin Kherson.
Në deklaratë, u raportua se Rusia vazhdon përpjekjet e saj për t’u përgatitur për një operacion sulmues në Ukrainën lindore për të siguruar kontroll të plotë mbi rajonin e Donetsk, Luhanskut dhe qytetin e Mariupol./KosovaPost/.