Ylli francez i futbullit Karim Benzema refuzoi ftesën e presidentit francez Emmanuel Macron për të shkuar në Katar së bashku për finalen e Kupës së Botës 2022, tha media në SHBA, transmeton Kosova Post.
Rrjeti ESPN, duke cituar burime, tha se ka pasur një “krizë avioni” në Francë, e cila do të përballet sot në finale me Argjentinën.
Benzama, i cili nuk ka mundur të luajë për shkak të dëmtimit që nga fillimi i turneut dhe ndodhet në Francë, ka marrë një ofertë nga Macron për të shkuar në Doha të Katarit me një avion presidencial përpara ndeshjes finale. Megjithatë, 34-vjeçari Benzema nuk e ka pranuar këtë ofertë, njësoj sikurse edhe ish-lojtarët Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Michel Platini.
Ndërkaq, Paul Pogba, N’Golo Kante, Presnel Kimpembe, Christopher Nkunku, Alain Giresse, lojtar i Kombëtares Franceze në vitet 1980, si dhe kampioni olimpik i xhudos, Teddy Riner, i janë bashkuar presidentit Macron dhe gruas së tij Brigitte në avion. Grupit nuk i është bashkangjitur as futbollisti Lucas Hernandes./aa