Konkursi Eurovision është përfshirë në një skandal seksual pasi një numër vullnetarësh femra pohuan se ishin ‘përkëdhelur’ dhe ‘prekur’ gjatë ceremonisë hapëse të festivalit të këtij viti.
Femrat ishin të gjitha nikoqire në një festë që u mbajt fundjavën e kaluar dhe ku morën pjesë interpretues, këngëtarë mbështetës, kërcimtarë dhe të ftuar VIP.
Eurovision – që organizon konkursin vjetor të maratonës së këngës transkontinentale – i ka mohuar pretendimet, por grupet e grave në Itali po bëjnë presion për një hetim urgjent të policisë.
Një grua e quajtur Chiara pretendon se ishte ‘prekur në fund dhe në bel’ nga ‘balerinët e një këngëtari të huaj’ – pa i identifikuar ata, shkruan DailyMail.
Një tjetër grua në festën e tapetit të kuq – e cila u mbajt në Pallatin Venaria në periferi të Torinos – tha: “U ndjeva e dhunuar. Unë isha atje si vullnetare për të ndihmuar delegacionet dhe ata kishin duart e tyre mbi ne”.
Ajo vazhdoi: “Ata vazhdimisht na përqafonin dhe na preknin – njëri vuri dorën në belin tim dhe u përpoq të më puthte. Unë arrita të ikja, por më pas dikush tjetër u përpoq të bënte të njëjtën gjë”.
“Po u ndodhte shumë vullnetareve femra që ishin atje dhe në fund shumë u larguan për shkak të asaj që po ndodhte”.
Akuzuesja, e cila është rreth të 20-ave shtoi: “Mezi prisja të isha vullnetare në Eurovizion, por kurrë nuk e prisja që të ndodhte diçka e tillë”.
“Ajo që duhet të ishte një përvojë e mrekullueshme u shndërrua në një mbrëmje përkëdheljeje dhe ngacmimi”, shto ajo.
“Në rregull, është diçka që mund të marrësh në një klub nate, por kurrë nuk prisja që diçka e tillë të ndodhte në një ngjarje si kjo”, theksoi vajza.
Ceremonia hapëse e të dielës u organizua për t’i paraprirë tri netëve të Eurovisionit dhe u mbajt në Pallatin Venaria në periferi të Torinos, një ish-rezidencë mbretërore.
Vendi – i cili është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – priti më shumë se 40 vende që merrnin pjesë në ekstravagancën muzikore të kësaj fundjave, por delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar nuk mendohet të ketë marrë pjesë.
Raportime të ndryshme në rrjetet sociale flasin për një ‘natë të dehur dhe të egër’ ndërsa të ftuarit shijuan shampanjë, birrë dhe kokteje për të nisur konkursin në atë që quhej Tapeti Turquoise.
Një zëdhënës i Eurovision Song Contest tha për DailyMail: “Këshilli i qytetit tashmë e ka mohuar të gjithë këtë. Nuk ndodhi”.