Në Aeroportin Almaty në Kazakistan u ul avioni i dytë me 120 persona nga personeli ndërkombëtar i OKB-së në Afganistan, transmeton Kosova Post.
Kombet e Bashkuara (OKB) evakuuan 120 persona të tjerë nga Afganistani në Almaty të Kazakistanit, shkruan AA.
Sipas lajmit të Kazinform, në Aeroportin Almaty në Kazakistan u ul avioni i dytë me 120 persona nga personeli ndërkombëtar i OKB-së në Afganistan.
Gjithashtu thuhet se më 18 gusht u ul në Almaty avioni i parë që mbante rreth 140 personel ndërkombëtar të OKB -së në Afganistan.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kazakistanit njoftoi gjithashtu se për shkak të përshkallëzimit të krizës së brendshme politike në Afganistan, OKB-ja kishte kërkuar që të zhvendoste përkohësisht personelin e saj në Kazakistan dhe se do të vazhdonin përkohësisht aktivitetet e tyre në Almaty deri kur të stabilizohet situata në vend.