Në Prishtinë, në Podujevë dhe në Gjilan, Vetëvendosje pritet të fitojë bindshëm, sipas rezultateve të Exit – Polleve, transmeton Kosova Post.
Në Prizren, po ashtu, gjasat janë që të fitojë kandidati Mytaher Haskuka.
Sipas Exit – Poll- Albanian Post, por edhe UBO-s, kanë dhënë rezultate të tilla të përafërta.
Sipas Exit-Poll-it të UBO-s, 50.9% – për Arben Vitinë, ndërsa 49.10% Përparim Rama;
Në Podujevë, silas Albanian Post, fiton Shpejtim Bulliqi, me një përqindje të vogël.
Në Podujevë, Gjilan, po ashtu prijnë kandidatët e Vetëvendosjes, ndërsa në Prizren gara është më e ngushtë.
Natyrisht këto rezultate nuk janë përfundimtare dhe mund të ndryshojnë nga çasti në çast.
Rezultatet preliminare, pritet të dalin shumë shpejt, meqë tash ka më pak komuna dhe numërimi i votave, rrjedhimisht, mund të bëhet më shpejt./KosovaPost/