Mercedes W13 hyn në skenë. Për herë të parë që nga viti 2013, skuadra britanike prezanton makinën e re jo për të mbrojtur titullin kampion për pilotë, por për ta rifituar atë.
Kjo njëvendëshe është rezultati i disa muajve punë të inxhinierëve më të mirë, të cilët kanë qenë të etur për hakmarrje, pas garës së fundit të Botërorit të kaluar, që i dha Max Verstappenit titullin kampion në xhiron e fundit.