Mbrëmjen e së shtunës dy turistë nga Çekia, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, dhe si pasojë mbetën të izoluar në terrenin e thepisur të malit.
Pas marrjes së njoftimit, autoritetet kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë është bërë lokalizimi i turistëve të huaj.
Shërbimet e Policisë i kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje, shkrusan abcmews.al. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.