Një rrëfim rrëqethës përshkruan rrugën drejt lirisë. Po bëhen 23 vite nga çlirimi i vendit, ndërsa sot ngado që e kthejmë kokën shohim se s’i Kosova ka përparuar, njerëzit kanë mundësi të krijojnë dhe planifikojnë të ardhmen e tyre dhe të marrin përgjegjësi të reja. Kjo me pakë fjalë është, liria.
Çdo vit, më 28 maj, familja Kastrati përkujton më të dashurit e tyre. Me mijëra njerëz kanë qëndruar e qëndrojnë në homazhe dhe ceremoni përkujtimore që mbledhin bashkëluftëtarë, familjarë dhe njerëz që kanë përjetuar nga afër krenarin dhe dhimbjet e luftës.
Në nderim të tyre do të bëhen homazhe me daten 28 maj (e shtunde) në ora 11:00 në varrezat e qytetit të Pejës.
Në këtë ditë, do të sjellim një rrëfim rrëqethës të 23 viteve më parë, Valon Kastrati kishte marrë rrugën t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga ajo ditë fillon dhe një rrëfim plot krenari që sjellët nga familja Kastrati.
Derisa po përjetonte luftën nga afër, sikur se qindra luftëtarë e luftëtare të lirisë, komandanti i tij merr një telefonatë të rënd. Forcat paramilitare serbe kishin vrarë 5 anëtarë të familjes së tij të ngushtë.
Sokol (Çelë) Kastrat, Xhafer (Çelë) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati, Alban (Xhafer) Kastrati ishin 5 anëtarët që ishin vrarë mizorisht nga dora barbare serbe.
Ata vran edhe Hasan (Emrush) Muratagiq, fqinj i familjes Kastrati që iu kishte ofruar strehim.
Ndiqeni njërin nga rrëfimet rrëqethëse që shënon historinë e familjes Kastrati.