Prurja e re e PDK-së, Faton Abdullahu i ka bërë thirrje diasporës që të votojë Partinë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka renditur pesë arsyet se pse sipas tij diaspora duhet t’ia jap votën PDK-së, shkruan lajmi.net.
Krahas kësaj ai ka përmendur mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, raportet me SHBA-të, përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës, investimet dhe të drejtën politike e mundësitë financiare.
Postimi i plotë:
Dija dhe Diaspora mosdija dhe UÇK-ja
1) Nëse diaspora dëshiron që t’i mbroj vlerat e luftës dhe vetë UÇK-në, që kurrë më shumë se sot nuk kanë qenë të rrezikuara, duhet ta votoj PDK-n. Askush më mirë se PDK nuk mund ta mbroj këtë vlerë në Kosovë, sepse askush më shumë se ajo nuk i ka rrënjët te kjo trashëgimi.
2) Nëse diaspora dëshiron t’i riparoi raportet tona të prishura më SHBA-t, të cilat i prishi qeveria Kurti e nuk i ndreqi Qeveria Hoti, duhet ta votoj PDK-n. E kaluara e kësaj partie me SHBA-n është garanci për këtë ardhmëri edhe me Administratën Biden.
3) Nëse diaspora dëshiron që ta përfaqësoi veten më së miri në Kuvendin e Kosovës, që përvojën dhe dijen e saj ta sjell në vendlindje, duhet ta votoj PDK-n. PDK i ka tri vende të rezervuara në listën e saj për këtë vullnet të mërgimtarëve.
4) Nëse diaspora dëshiron ta hap rrugën sot për të investuar në Kosovë nesër, mbylleni këtë dilemë me 14 shkurt duke votuar PDK-n dhe duke investuar nesër me zemër për familjen dhe shtetin tuaj.
5) Diaspora e ka fituar të drejtën e vetë politike dhe mundësinë financiare në Kosovë me punën jashtë Kosovës duke sjell në vendlindje para, ide dhe përvojë. PDK e ka dijen dhe eksperiencën që t’ia jap diasporës mundësinë dhe fitoren
Me PDK-n Me zemër për UÇK-në.