Gjeneral Majori i ushtrisë italiane, Franco Federici, i ka dorëzuar sot komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit hungarez, Ferenc Kajari.
Pos kësaj u bë edhe ceremonia e ndërrimit të komandës në Shtabi e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.
Komandanti në largim, Franco Federici, ka thënë se për të ishte një nder dhe privilegj që kishte këtë detyrë në Kosovë.
Ai në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it deklaroi se kosovarët atë e bën të ndjehet si në shtëpinë e tij, njofton Klankosova.tv.