Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar SHBA-në për kryerjen e akteve agresive që kërcënojnë sigurinë e rajonit për shkak të aktiviteteve të saj ushtarake në Detin e Zi, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria ruse thuhet se nuk ka pasur rritje të aktiviteteve ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s në Detin e Zi, shkruan AA.
“Rusia ka zbuluar dhe ka ndjekur 4 avionë zbulues të NATO-s në 24 orët e fundit. Stërvitjet e paplanifikuara të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Detin e Zi, pranë kufijve tanë, janë veprime fyese që nuk janë provokuar nga Rusia dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale dhe stabilitetin strategjik”, thuhet në deklaratë.