Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ka vizituar Kosovën të premten dhe për këtë ka shkruar faqja zyrtare e FIFA-s, duke i dhënë një rëndësi të veçantë kësaj vizite, ku i pari i futbollit botëror takoi edhe drejtuesit e shtetit.
“Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ka folur për fuqinë e futbollit për t’u bashkuar kur takoi Infantinon, gjatë vizitës së tij të premten në Prishtinë”, shkruan FIFA.
FIFA shkruan për vizitën e Infatinos nga fillimi, kur u prit nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe vizita e tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova i zhvillon ndeshjet në shtëpi, shkruan telegrafi.
“Në vizitën e tij në Kosovë diskutuam për fuqinë unifikuese të futbollit, përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive dhe vazhdimin e fuqizimit të talenteve tona të shquara”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani, shkruan FIFA.